Lajm i keq për disa lagje në Prishtinë

Prishtina

Lajm i keq për disa lagje në Prishtinë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

KEDS ka njoftuar qytetarët konsumatorë të Prishtinës se disa prej lagjeve do të mbesin pa energji elektrike si pasojë e punimeve në rrjet.

"Për shkak të punimeve të planifikuara në siguri të sistemit në nënstacionin 110/10(20)kV Prishtina2, një pjesë e qendrës së Prishtinës, pjesa tek [📍] 4 Llullat, [📍] Taslixhe, [📍] Tauk Bahqe dhe [📍] Tophane janë pa energji elektrike deri në ora 18:00, sepse këto punime duhet të zhvillohen pa tension.

Për informata më të detajuara për këto punime, mund të vizitoni faqen www.keds-energy.com.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!",
përfundon njoftimi i KEDS.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat