​Mbillen 140 drunjë në Parkun Memorial në Velani

Prishtina

​Mbillen 140 drunjë në Parkun Memorial në Velani

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 13:58
​Mbillen 140 drunjë në Parkun Memorial në Velani

Për një Prishtinë më të gjelbër në Parkun Memorial në Velani sot u mblodhën 140 drunjë. Mbjellja e këtyre pemëve u bë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe Ministria e Financave në Austri e që vie në kuadër të programit “Green Energy”.

Sipas investitorëve gjithë kjo erdhi pas parasysh ndotjen e mjedisit, e që përmes “Green Energy” po synohet rigjenerimi i energjisë.

Drejtor i BERZH-it në Kosovë, Neil Taylor, tregoi se ky projekt ka pasur shumë sukses në kursimin e energjisë.

Taylor: Kemi mbjellë 140 pemë për të krijuar më shumë hapësirë gjelbërimi

“Jemi këtu në parkun qendror të qytetit ku i kemi mbjellë 140 pemë të cilat po krijojnë një gjelbërim më të madh, qëllimi i saj është energjia e ripërtrirshme. Dhe kemi këtu një grand i cili mundëson për amvisëri dhe shtëpi, një hua e cila e lehtëson në masë të madhe siç është kjo për kursimin e energjisë. Dhe kemi investuar mbi 20 milionë euro për këtë projekt të cilat kanë pasur sukses në kursimin e energjisë në amvisëri. Duke pasur parasysh që ndotja e mjedisit është shumë e madhe atëherë edhe kjo është qëllimi i këtij projekti që të rigjenerohet energjia përmes ‘Green Energy’,” ka thënë ai.

Zv. Shefja e bashkëpunimit nga Zyra e Bashkimit Europian (BE),Hillien Francke, ka thënë se në bazë të këtij projekti kanë zgjeruar ngrohjen qendrore të “Termokos”-it në Prishtinë si dhe kanë përfunduar ndërtimin e biomasës në Gjakovë.

Francke: Ne po përpiqemi ta bëjmë Prishtinën më të gjelbër

“Ne po mbjellim pemë sot, ky është një akt simbolik. Ne po përpiqemi ta bëjmë Prishtinën pak më të gjelbër, por qëllimi kryesor është sigurisht që ta bëjmë Kosovën më të gjelbër dhe ta ndihmojmë Kosovën të bëjë tranzicionin e gjelbër dhe kjo është në përputhje të plotë me agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Kjo është diçka që BE-ja po e mbështet dhe e financon si pjesë e planit ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor[...]Ne kemi zgjeruar ngrohjen qendrore përmes ‘Termokos’-it në Prishtinë, dhe sapo kemi përfunduar ndërtimin e impiantit të biomasës në Gjakovë, i cili është i pari i këtij lloji në Kosovë. Por sot po flasim për projektin ku po investojmë në masat e Efiçiencës së Energjisë në ndërtesa, dhe ndërtesat faktikisht përbëjnë më shumë se 50 për qind të konsumit të energjisë në Kosovë. Dhe kështu ideja është që, duke ulur përdorimin e energjisë, ne ulim ndotjen e ajrit, dhe e bëjmë Kosovën një vend më të shëndetshëm për të jetuar”, potencoi ajo.

Kurse Zv.ambasadori i Austrisë në Kosovë, Martin Schaller, tregoi se Ministria e Financave në Austri për këtë projekt ka kontribuar me 5 milionë euro.

Schaller: Ministria austriake e Financave ka kontribuar me rreth 5 milionë

“Bërja e një qyteti më të gjelbër nuk mund të jetë kurrë një veprim i gabuar dhe jam shumë i lumtur që Austria po ndihmon vërtetë në këtë përpjekje[...]Jam shumë i lumtur të shoh që edhe Austria mund të kontribuojë në këtë fushë edhe këtu në Kosovë. Deri më tani Ministria austriake e Financave ka kontribuar me rreth 5 milionë euro për këtë nismë[...]Pra, më shumë se 1000 familje, siç kemi dëgjuar janë përfitues të këtij programi deri më tani, që do të thotë se mijëra tonë emetim CO2 janë shkurtuar”, deklaroi ai

Ndërkohë, drejtoresha e parqeve, Fatime Hajdari tha se përmes kësaj kampanje kanë arritur të mbjellin drunjë në qytet e cila ka ardhur si mbështetje e BERZH-it

Hajdari: Komuna e Prishtinës ka mbjellë shumë drunjë të rinj

“Përmes kësaj kampanje kemi arritur të mbjellin shumë drunjë të ri në qytet e kjo iniciativa e fundit ka ardhur si mbështetje e BERZH-it dhe partnerëve të saj e cila ka dhuruar 140 drunjë për Parkun Memorial në Velani, kjo për shkak se kjo zonë është më e zhveshur dhe e kemi parë të arsyeshme që të rritet numri i drunjtëve”, ka shtuar Hajdari.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat