Rama tregon a do të bëhet hyrja me pagesë në Prishtinë

Prishtina

Rama tregon a do të bëhet hyrja me pagesë në Prishtinë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 20:42
Pamje nga Prishtina, foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se hyrja në Prishtinë nuk do të bëhet me pagesë.

Rama tha se për banorët rezidentë do të ketë parking të rezervuar, ndërsa për vizitorë do të behet me pagesë.

“Nuk mendoj që duhet me u bë me pagesë për me hy në Prishtinë”, ka thënë Rama.

Komuna e Prishtinës kishte planifikuar që në nëntor të vitit të kaluar të merrej një vendim i tillë, ku të gjithë qytetarët që vijnë me automjetet nga vendet e tjera të paguajnë në hyrje të Prishtinës.

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte menduar që përmes projektit në të cilin parashihet të ndërtohen edhe unazat, parashihet edhe zgjidhja e problemit të trafikut të ngarkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat