Qendra e vaksinimit në kryeqytet bartet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Emshir

Prishtina

Qendra e vaksinimit në kryeqytet bartet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Emshir

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Drejtori i QKMF-së në Prishtinë, Bujar Gashi, ka njoftuar se vaksinimi kundër COVID-19 dhe gripit sezonal nga e hëna do të zhvendoset në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Emshir.

Ai bëri të ditur se do të punohet nga shtatë ditë të javës me fillim nga ora shtatë në mëngjes e deri në orën 20 në mbrëmje,

“Të nderuar qytetarë! Vaksinimi kundër Covid-19 dhe gripit sezonal nga dita e Hënë me datë 20.12.2021 do të realizohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare numër 7 në Emshir.”

Pothuajse të gjitha qendrat e vaksinimit në qytetet e Kosovës tashmë janë bartur në QKMF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat