Gastronomët marrin përkrahje nga Rama për të kaluar krizën e pandemisë

Prishtina

Gastronomët marrin përkrahje nga Rama për të kaluar krizën e pandemisë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 17:20
Petrit Kllokoqi dhe Përparim Rama

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqi ka bërë të ditur se sot është takuar me të arin e Prishtinës Përparim Rama.

Kllokoqi tha se kanë diskutuar për rregulloren e re të Prishtinës, problemet me zhurmat, duhanin, terasat e çdo gjë tjetër.

Postimi i plotë i tij:

Sot takova kryetarin e ri të Prishtinës z. Përparim Rama ku e urova për misionin e ri. Kam shumë besim në punën e tij dhe të ardhmen e vendlindjes sime.

Diskutuam për rregulloren e re të Prishtinës, problemet me zhurmat, duhanin, terasat e cdo gjë tjetër.

Kryetari poashtu shprehu gadishmëri për përkrahjen e gastronomëve për të tejkaluar krizen e pandemisë.

Faleminderit Përparim Rama, po shpresoj që ka me përparu vendi jonë me juve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat