Komuna e Prishtinës del me vendim, ndryshon çmimi i nisjes së taksive

Prishtina

Komuna e Prishtinës del me vendim, ndryshon çmimi i nisjes së taksive

Nga: V.N Më: 14 mars 2022 Në ora: 17:23
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës gjatë ditës së sotme ka nxjerrur një vendim në lidhje me tarifën e auto-taksive.

Nga ajo sa ishte deri sot, nisja kushtonte 1.50 euro, ndërsa me vendimin e ri është ngritur në 2 euro.

Përndryshe gjatë javëve të fundit qytetarët janë ankuar se çmimet e kompanive private të taksive po ndryshojnë shumë dhe se kjo paraqet problem serioz për xhepat e tyre.
 

Image
Vendimi i ri i Komunës së Prishtinës

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat