Katër vjet e gjysmë burg për pjesëmarrje në grup terrorist

Prishtina

Katër vjet e gjysmë burg për pjesëmarrje në grup terrorist

Më: 23 mars 2022 Në ora: 16:40
Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka dënuar me katër vjet e gjysmë burg të akuzuarin N.L. për shkak të veprës penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

Në dënimin e shqiptuar do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 1 gusht 2018 e tutje, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar, i cili do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Konform nenit 367, paragrafi 7 të KPPK-së, të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit, e cila do të zgjasë derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat