Përparim Rama del në treg, e quan vizitë të këndshme

Prishtina

Përparim Rama del në treg, e quan vizitë të këndshme

Më: 31 mars 2022 Në ora: 16:17
Përparim Rama

Ndonëse gjatë fushatës zgjedhore pati premtuar se Tregun e Gjelbër në Prishtinë do ta transformojë në një treg të dinjitetshëm, një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pasi Përparim Rama e mori detyrën e kryetarit të Prishtinës.

Në tetor të viti të kaluar ai premtonte se do të ketë investime në treg, deri më tani Rama e ka zhvilluar një vizitë të cilën e quajti të këndshme.

E në këtë vizitë të realizuar sot së bashku me nënkryetarin Alban Zogaj, Rama shihet duke u takuar me shitës të ndryshëm në treg.

E pikërisht për këtë treg ka pasur vazhdimisht ankesa që gjendet në gjendje të mjerueshme dhe se nuk ka mjaftueshëm investime në të.

Investime në këtë Treg pati premtuar edhe ish-kryetari Shpend Ahmeti.

Gjatë fushatës parazgjedhore të 2017-ës, Ahmeti parti thënë se ky treg do të transformohet. Ai premtonte se tregu do të ketë edhe parkingun nëntokësor, gjithashtu do të ketë 4000 metra katror dyqan. Investimi në këtë treg sipas Ahmetit kapte vlerën prej 3 milionë eurosh, e që zbatimi i projektit do të niste në 2018.

Edhe pse i fitoi zgjedhjet dhe e mbajti një mandat të plotë 4 vjeçar, as Ahmeti nuk arriti që të realizonte planin e paraparë për rregullimin e Tregut të Gjelbër në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat