Komuna e Prishtinës me aksion, nis lirimin e hapësirave publike

Prishtina

Komuna e Prishtinës me aksion, nis lirimin e hapësirave publike

Më: 4 prill 2022 Në ora: 10:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë sot një veprim për lirimin e hapësirave publike.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj në një postim në Twitter, ka shkruar se ky është prioriteti i qeverisjes së tyre.

“Hapësirat publike po lirohen! Ky është prioritet i qeverisjes sonë”, ka shkruar Zogaj.

Ndërkaq në fotografitë e publikuara shihet teksa largohet nga oborri i kampusit universitar, një orë e vendosur nga disa kompani private e po ashtu një e tillë është larguar edhe në afërsi të objektit të Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat