Komuna e Prishtinës teston sërish rrugët njëkahëshe, realizohet nesër dhe pasnesër

Prishtina

Komuna e Prishtinës teston sërish rrugët njëkahëshe, realizohet nesër dhe pasnesër

Më: 20 maj 2022 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se të shtunën dhe të dielën, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

“Komuna u bën thirrje qytetarëve të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i testimit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të Task Forcës Rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor”.

Qarkorja njëkatëshe gjatë kësaj fundjave, do të jetë në drejtim të rrugëve “Agim Ramadani”, pra që nga semaforat e ish-menzës e deri të rreth rrotullimi parapa ndërtesës së Komunës.

Pastaj do të vazhdojë nga rruga “UÇK” nga Kuvendi i Kosovës e deri të ish-Kino Rina”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat