Pritet të thellohet bashkëpunimi mes FSK-ës dhe Komunës së Prishtinës

Prishtina

Pritet të thellohet bashkëpunimi mes FSK-ës dhe Komunës së Prishtinës

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 20:07
Foto nga takimi

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim  Jashari, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Fillimisht Gjeneral Jashari ka njoftuar Ramën për arritjet e FSK-së dhe për synimet e saj në të ardhmen.

Gjatë takimit diskutimet e përbashkëta u fokusuan rreth mundësive të bashkëpunimit institucional dhe projekteve të përbashkëta me qëllim të rritjes dhe përmirësimit të sigurisë, si dhe mirëqenies së qytetarëve të kryeqytetit e pjesëtarëve të FSK-së.

Ndër të tjera, Rama e falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe njëkohësisht u pajtuan për koordinim në të ardhmen dhe thellim të bashkëpunimit edhe në fusha tjera me interes të përbashkët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat