Komuna me më shumti raste aktive me COVID

Prishtina

Komuna me më shumti raste aktive me COVID

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID është 10,684. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 2,913 raste aktive, e pasuar nga Peja me 821 raste.

Gjilani është komuna e tretë me më së shumti raste aktive, gjithsej 695 të tilla, ndërsa Mitrovica radhitet e katërta me 684. “Top 5” komunat me më së shumti rastet aktive mbyllet me Ferizajn që ka 603.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.121 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.169 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.555 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,306 persona.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat