Prishtina mirëpret Festivalin e Kafes dhe Çajit

Prishtina

Prishtina mirëpret Festivalin e Kafes dhe Çajit

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 10:08
Risi këtë edicion do të jetë pjesëmarrja për herë të parë e 5 brendeve të reja

Pas dy vjet pauze, rikthehet aroma e kafes dhe çajit në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë.

Për tre ditë radhazi, me 11, 12 dhe 13 tetor, Prishtina do ta mirëpres edicionin e 6-të të Festivalit të Kafes dhe Çajit.

Hapja zyrtare do të bëhet të martën me (11 tetor) dhe orari do të zgjasë nga ora 10:00 deri 21:00.

Risi këtë edicion do të jetë pjesëmarrja për herë të parë e 5 brendeve të reja (kafes dhe çajit),duke dërguar si asnjëherë më parë numrin në 30 të brende pjesëmarrëse.

Të gjithë vizitorët do të kenë mundësi për t’u njohur me programet e kafeve dhe çajërave si dhe për t’i degustuar, pse jo të gjitha brendet prezente në një vend.

Për dispononim dhe argëtimin e vizitorëve, do të përkujdeset atmosfera e krijuar nga përformimi i solo këngetarëve me muzikë të lehtë - jo të zhurmshme, si dhe DJ-ve të njohur vendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat