Parkingu nëntokësor në Prishtinë gati të fillojë punën

Prishtina

Parkingu nëntokësor në Prishtinë gati të fillojë punën

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës të premten do të bëj hapjen zyrtare të parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik.

Çmimet në parking variojnë nga një euro për një orë, tetë euro për nëntë orë e 15 euro për 12 deri në 24 orë.

Ani se shumë qytetarë u shprehën të pakënaqur me çmimet e prezantuara, Komuna e Prishtinës ka thënë se ky parking është i ndërtuar në bazë të partneritetit publiko-privat dhe se përcaktimi i tarifave të parkimit është bërë në bazë të çmimit të tregut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat