Ja si devijojnë linjat e autobusëve pas mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”

Prishtina

Ja si devijojnë linjat e autobusëve pas mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Trafiku Urban në Prishtinë ka informuar se do të ndryshojë rrjedha e qarkullimit të autobusëve, si pasojë e mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”.

Ndryshimin e rrjedhës së qarkullimit të autobusëve mund ta gjeni më poshtë:

Linja Nr.1

Ndryshimi i linjës nga drejtimi F.Kosovë-Prishtinë dhe anasjelltas, do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në pikën e fundit te Fakulttei Teknik.

Linja Nr. 1A

Ndryshimi i linjës 1A në shkuarje dhe ardhje do të vazhdojë “Bulevardi Bill Clinton” për në drejtim të “Bulevardit Dëshmorët e Kombit” dhe përfundon në stacionin e autobusëve.

Linja Nr.3

Ndryshimi i linjës nga drejtimi Bardhosh-Mat dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.

Linja Nr.4

Ndryshimi i linjës nga drejtimi Matiqan-Gërmi dhe anasjelltas do të realizihet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.

Linja Nr. 7C

Ndryshimi i linjës 7C nga rruga “Bulebardi Dëshmorët e Kombit”, linja vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” në drejtim të pikës së fundit në lagjen Kalabria.

Rruga nga Katedralja deri në drejtim të Hotel Grand-it, nga sot do të mbyllet për kalimin e veturave. Siç ka informuar Komuna e Prishtinës, rruga do mbyllet nga sot, nga ora 17:00 deri më 08 janar 2023.

https://youtu.be/hdXcb32VYuk

“Komuna e Prishtinës” po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023.”, ka informuar Komuna e Prishtinës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat