Takimi i fundvitit i “Prishtina Parking” përfundon me përleshje

Prishtina

Takimi i fundvitit i “Prishtina Parking” përfundon me përleshje

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 16:05
“Prishtina Parking”

Një përleshje fizike ka ndodhur në darkën e fundvitit të ndërmarrjes publike “Prishtina Parking” të martën në mbrëmje, ka konfirmuar drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Sokol Havolli.

Havolli ka thënë se nuk i di arsyet e zënkës, por se vetë e ka thirrur Policinë “kur ka kuptuar se dy punonjës të ndërmarrjes kanë pasur incident”.

Policia ka konfirmuar rastin duke thënë se një person është arrestuar, ndërsa një person tjetër i është nënshtruar intervenimit kirurgjik për shkak të lëndimit dhe po trajtohet në QKUK.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat