Sot ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi

Prishtina

Sot ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi

Më: 1 maj 2023 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që më 1 Maj-Ditën Ndërkombëtare të Punës, të ndal qarkullimin e automjeteve në Gërmi.

Parku i Gërmisë për këtë ditë, tanimë është bërë vendi ku qytetarët e shumë dalin në natyrë, sidomos më 1 maj.

“Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveq banorëve të lagjeve:

”Normale", ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat Gërmia" ”Freskia”, dhe “Soma” do të jetë: Kryqëzimi rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafurri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi”. Kryqëzimi rrugëve ”Nazim Gafurri"- “Xhavit Ahmeti" dhe " Dr. Lec Gradica". Kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ”Gërmia". Drejtoria e Inspekcionit - Komuna e Prishtinës do të kujdeset për implementimi e kësaj urdhërese”, thuhet në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat