Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë

Prishtina

Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë

Më: 4 maj 2023 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën, më 06 maj 2023, do të bëhet testimi i radhës së Sistemit të Alarmit Publik.

Ky testim është paraparë të bëhet në orën 12:05.

Testimi do të bëhet dy herë nga 30 sekonda.

“Ju njoftojmë se ditën e shtunë, më 06 maj 2023, duke filluar nga ora 12:05, do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik më zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat