Theret me thikë një qen në qendër të Prishtinës, avokati Koci publikon pamjet

Prishtina

Theret me thikë një qen në qendër të Prishtinës, avokati Koci publikon pamjet

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Avokati i njohur, Arianit Koci ka publikuar pamje se si në qendër të Prishtinës është therur një qen më thikë. Ai ka bëre të ditur se si një person rreth të 30-ave e ka bëre këtë gjest të ulët.

Në qendër të Prishtinës, te Urban lounge, një person rreth të 30-ave, e ka therrë me thikë disa herë këtë qen plak të rrugës – thuaja pa dhëmb, për shkak se ia paska sulmuar qenin Chow Chow.

Ky person ka kryer vepër penale!

Postimi i plotë:

Në qendër të Prishtinës, te Urban lounge, një person rreth të 30-ave, e ka therrë me thikë disa herë këtë qen plak të rrugës - thuaja pa dhëmb, për shkak se ia paska sulmuar qenin Chow Chow.

Ky person ka kryer vepër penale!

Paramendoni, në qendër të Prishtinës e nxjerrë thikën.

Sipas dëshmitarëve, ky person dhe vëllau i tij, e shëtisin qenin Chow Chow çdo ditë, rreth qendrës.

Shtëpinë apo banesën, gjithnjë sipas dëshmitarëve, e ka në Qytezën Pejton ose në Dardani.

Dikush tjetër po më thotë këta vëllëzër jetojnë në Matiqan.

Ftoj policinë që të veproj menjëherë!

Nuk mundemi me leju që persona të rrezikshëm të sillën në qendër të qytetit me thikë, pa u ndëshkuar.

P.s

Qeni qenka therrë 5 herë së paku, dhe aty përreth ka kamera të lokaleve që ka gjasa që e kanë xhiru ngjarjen.

Ka edhe dëshmitarë

Personi që e ka therrë qenin është i gjatë rreth 1.75 cm.

Update:

Tash po më shkruajnë që katër dëshmitarë paskan dëshmuar në polici.

Rendin tash e ka policia.

Të hënën do të shkoj në stacionin policor të interesohem për rastin.

Update 2:

Policia qenka tregu indiferenre sipas dëshimtarëve. “Komuna i ka fajet” - paska thënë njëri.

Të njejtit, policët që kanë qenë në vendin e ngjarjes, nëse nuk e dijnë, po iu tregoj: thika cilësohet si armë.

Prandaj, personi i rrëzishkëm, deri tani ishte dashtë me qenë i arrestuar.

Therrja po e përsëris, ka ndodh në qendër të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat