Osmani: Termokos po i jep kuptim Prishtinës, çdo vikend është ditë pune

Prishtina

Osmani: Termokos po i jep kuptim Prishtinës, çdo vikend është ditë pune

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 13:54
Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani

Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani, ka njoftuar se po punojnë pa pushim që përmes zgjerimit të rrjetit të kompletojnë infrastrukturën e ngrohjes.

Ai ka thënë se, do të vazhdojnë edhe në pjesët e tjera të Prishtinës, deri sa të gjitha objektet të pajisen me ngrohje.

Postimi i plotë:

 Çdo vikend, ditë pune!

 Sot, ishim në “Qendër të Prishtinës”. Po vazhdojmë me kompletimin e infrastrukturës së ngrohjes, përmes zgjerimit të rrjetit. Synojmë, të mos kemi objekte pa ngrohje në këtë zonë. Natyrisht, për të vazhduar edhe në pjesë të tjera të Prishtinës

 Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!

 Ekip i jashtëzakonshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat