Qytetarët raportuan për mungesë të ndriçimit publik, reagon Komuna e Prishtinës

Prishtina

Qytetarët raportuan për mungesë të ndriçimit publik, reagon Komuna e Prishtinës

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën për ndërtimin, zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të ndriçimit publik.

Kjo pasi banorët e disa lagjeve të Prishtinës, që disa muaj kanë raportuar në ndreqe.com për mungesë të ndriçimit.

Platforma ndreqe.com këto ankesa i ka adresuar te Drejtoria e Shërbimeve Publike.

“Tashmë komuna ka filluar intervenimin nëpër lagjet e kryeqytetit, ndërsa ne jemi të lumtur për bashkëpunimin me qytetarët e zyrtarët.

Ndreqe, si rrugë më e lehtë për NDREQJEN e problemeve lokale në komunën tuaj”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat