“Pastrimi” ndërprenë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Prishtina

“Pastrimi” ndërprenë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Më: 13 maj 2025 Në ora: 20:17
“Pastrimi”

Lajm i keq për qytetarët!

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” njofton qytetarët se për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 2.7 milionë euro, kjo kompani është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës.

“Për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura. Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin e normal të ofrimit të shërbimeve”, thuhet në komunikatë.

“Pastrimi”, i bën thirrje Komunës së Prishtinës që të veproj urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat