Rrugën C të Prishtinës e “mbulon” bërlloku, situatë alarmante

Prishtina

Rrugën C të Prishtinës e “mbulon” bërlloku, situatë alarmante

Më: 17 maj 2025 Në ora: 12:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Problemet me menaxhimin e mbeturinave vazhdojnë të jenë shqetësuese nëpër kryeqytet.

Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, gjendja e mjerueshme e mbeturinave në Rrugën C ka alarmuar qytetarët.

Kjo situatë ka vazhduar për disa ditë, duke u bërë një temë ankesash për shumë banorë të Prishtinës.

Të cilët kërkojnë zgjidhje urgjente për këtë problem të vazhdueshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat