​Dita e sportit dhe ambientit, Parku i qytetit bëhet me pemën olimpike

Prishtina

​Dita e sportit dhe ambientit, Parku i qytetit bëhet me pemën olimpike

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Me joga e aktivitete të ndryshme në natyrë, në Parkun e Qytetit, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka shënuar ditën e sportit dhe ambientit. Aty u mboll edhe pema olimpike.

Me këtë rast, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi tha se pa ambient të pastër nuk ka as sport. 

Krasniqi kërkon vetëdijësim nga qytetarët që ta ruajnë ambientin.

Krasniqi: Pa ambient të pastër nuk ka sport

“Ta rikujtojmë që pa ambient të pastër nuk ka as sport. Ne si kok dhe më herët kemi organizuar aktivitete të ndryshme të tilla çdo vit e më shumë po bëhet më i madh. Kjo është frymëmarrja e sportit sepse sporti, lidhën ngushtë me njëri-tjetrin. Duhet të vetëdijësojmë gjithë popullin qe ta ruajnë ambientin dhe të investojmë në ambient. Është një hap i vogël por shumë i rëndësishëm”, tha Krasniqi.

Ndërsa, anëtarja e komisionit për organizimin, Teuta Beselica tregoi aktivitetet e sotshme.

Beselica: Jemi munduar të ngrisim vetëdijen për rëndësinë e mjedisit të pastër

“Ne si komision jemi munduar të ngritim pak vetëdijen për rëndësinë e mjedisit të pastër për të gjithë sportistët. Kemi vendosjen e shportës recikluese brenda ambientit të KOK, gjelbërim si dhe do ta kemi një sesion të vogël të jogës. Shpresoj të ngrisë vetëdijen e rëndësisë të një mjedisi të pastër sepse bota ka sfidë mjedisin e sidomos ne në Kosovë që kemi probleme të mëdha, dimrit e kemi ajrin ndër më të ndotur në botë”, shtoi Beselica.

E drejtoresha e parqeve, Donika Qeta u shpreh se si komunë po kontribuojnë në shëndetin e qytetarëve por edhe brezave të ardhshëm.

Qeta: Sporti dhe mjedisi, të lidhura ngushtë mesvete

“Krahas sportit edhe mjedisi janë të pandara. Sot në ditën botërore të sportit dhe mjedisit ne si komunë se bashku me federatën e sportit do bëjmë implementimin e mbjelljes së drurit olimpik. Ne po kontribuojmë në shëndetin tonë por edhe te brezave qe vijnë. Le të jetë kjo ditë si një thirrje që të kujdesemi vazhdimisht për ambientin që tua lemë një jetë me cilësore brezave që po vijnë”, u shpreh Qeta. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat