Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve mban protestë sot në Prishtinë

Prishtina

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve mban protestë sot në Prishtinë

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve do të organizojë sot një protestë përballë institucioneve komunale të Prishtinës.

Duke kundërshtuar keqmenaxhimin e parasë publike dhe trajtim të paligjshëm të qenve endacakë.

Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta do të fillojë në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat