Greva para QKUK-së, Azemi: Situata e punëtorëve është jashtëzakonisht e rëndë

Prishtina

Greva para QKUK-së, Azemi: Situata e punëtorëve është jashtëzakonisht e rëndë

Më: 11 korrik 2025 Në ora: 10:14
Jusuf Azemi

Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat ka folur për 300 punëtorët teknikë në QKUK që kanë mbetur pa vende pune.

Në emisionin “Fol me Arin”, Azemi tha se problemi ende nuk është zgjidhur.

“Jemi në fazën zero. Punëtorët kanë nisur të mblidhen para QKUK-së.

Unë e kam thënë edhe më herët shumë qartë, qëllimi i këtyre njerëzve është të përfitojnë nga ky tender, përkundër asaj që këta punëtorë kanë mbetur jashtë punës dhe janë dëmtuar. Ne jemi gati për të nisur grevën”, tha Azemi.

Ai shton se situata e punëtorëve është jashtëzakonisht e rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat