Analizat e fundit të ujit në pishinën e Gërmisë, IKSHP njofton se është rikthyer brenda parametrave për larje
IKSHP ka njoftuar se në bazë të analizave të fundit në mostrën e marrë më 23 korrik, uji i pishinës tashmë është rikthyer tek parametrat të cilët janë të paraparë në rregulloret për pishinat, shkruan Express.
Monitorimi i gjendjes së ujit do të vazhdojë.
“Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Germisë të marra me datë 23 korrik 2025 rezultojnë brenda standardeve të parapara sipas rregullores për pishina.
Me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë”, njofton IKSHP.