Uran Ismaili: Prishtinën duhet me dashtë, por edhe me punu për të

Prishtina

Uran Ismaili: Prishtinën duhet me dashtë, por edhe me punu për të

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 20:55
Uran Ismaili

Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili, tha se e ka plan me “energjizu” Prishtinën duke përçuar mesazhin që s’ka nevojë për demoralizim në Prishtinë.

Ai tha se “kemi nevojë me dalë nga ky kaos”, referuar problemeve në kryeqytet. Teksa shtoi se “është nevoja me ja dhënë qytetarëve një qeverisje çfarë e meritojnë”.

Ismaili foli edhe për vizitat në kryeqytet, derisa u pyet nëse sërish po “buan” tek qytetarët.

“Kësaj here nuk kam nevojë me bujtë, herën e kalume kam deshtë me u mishëru më shumë me problemet e qytetit. Tash kam pas një kohë më të gjatë katër vite, me u përgatitë me zgjidhje më reale”, tha Ismaili në Pressing.

Ismaili pohoi se për Prishtinën duhet me punu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat