Lidhja e Prishtinës angazhohet për financim afatgjatë të Qendrës për Autizëm

Prishtina

Lidhja e Prishtinës angazhohet për financim afatgjatë të Qendrës për Autizëm

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 19:02
Pamje nga vizita

Sot, përfaqësues të Lidhjes së Prishtinës vizituan Qendrën për Ofrimin e Shërbimeve për Autizëm, ku u pritën nga znj. Hatixhe Hoxha dhe bashkëpunëtorët e saj.

Në këtë takim morën pjesë z. Kupina, si dhe kandidatët tanë Vebi Mujku dhe Fortesa Rexha Beha.

Qendra për Autizëm është një institucion thelbësor për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për përkujdesje dhe shërbime të specializuara. Ajo ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme, dhe ne, në qeverisjen tonë, jemi të përkushtuar të shtyjmë përpara të gjitha proceset për sigurimin e një financimi të qëndrueshëm, përmes një planifikimi afatgjatë trevjeçar. Kjo do të garantojë që shërbimet brenda qendrës të mos ndërpriten asnjëherë.

Gjithashtu, ne angazhohemi që të mbulojmë të gjitha shpenzimet për familjet që përfitojnë nga asistenca sociale dhe për prindërit vetushqyes, duke zgjatur ofrimin e shërbimeve edhe pas moshës 18-vjeçare.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre, duke u dhënë atyre siguri dhe mbështetje afatgjatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat