Çeku: Partneriteti me gastronomët, kyç për zhvillimin e Prishtinës

Prishtina

Çeku: Partneriteti me gastronomët, kyç për zhvillimin e Prishtinës

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 20:16
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku gjate takimit me gastronomet e Prishtines

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka theksuar rëndësinë e sektorit të gastronomisë në zhvillimin ekonomik dhe turistik të kryeqytetit.

Sipas Çekut, bashkëpunimi me gastronomët është thelbësor për funksionimin e tërë zinxhirit ekonomik që do të sjellë përfitime për qytetarët.

Ai ka theksuar se vizioni i tij synon rritjen e zhvillimit ekonomik të qytetit, uljen e papunësisë nën 5 për qind dhe ngritjen e ofertës turistike përmes brendimit të Prishtinës si një destinacion atraktiv.

“Prishtina, qytet turistik me gastronomi të gjallë dhe mikpritje të ngrohtë. Vizioni ynë synon rritjen e zhvillimit ekonomik të qytetit, zvogëlimin e papunësisë nën 5% dhe ngritjen e ofertës turistike nëpërmjet brendimit të qytetit si destinacion atraktiv turistik. Bashkëpunimi me gastronomët e qytetit është qenësor në funksionimin e tërë zinxhirit për të arritur këtë qëllim që do të sjellë të mira të përbashkëta. Qasja jonë qeverisëse do të jetë ajo e partneritetit me gastronomët, por edhe me banorët, ashtu që nga dakordimet kolektive, të përfitojë i gjithë qyteti”, ka shkruar ai në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat