Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë

Prishtina

Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë

Më: 15 mars 2026 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nesër në mëngjes në lagjen Dardania, përkohësisht do të ketë ndërprerje të ujit.

Kjo për shkak të punimeve dhe intervenimit në gypin e ujit në Rr. “Idriz Gjilani”.

“Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe sanimit të defektit.

Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat