Rinovohet Qendra e Mjeksisë Familjare 5 në Dardani–Ulpianë

Prishtina

Rinovohet Qendra e Mjeksisë Familjare 5 në Dardani–Ulpianë

Më: 13 korrik 2026 Në ora: 12:25

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare 5 në Dardani–Ulpianë.

Sipas Ramës, pas zëvendësimit të dritareve, aktualisht po realizohet izolimi i jashtëm i objektit, në kuadër të projektit të përbashkët me Bashkimin Evropian dhe BERZH-in për rritjen e efiçiencës energjetike.

"Po rinovohet Qendra e Mjeksisë Familjare 5 në Dardani–Ulpianë.

Pas zëvendësimit të dritareve, po realizohet izolimi i jashtëm i objektit, në kuadër të projektit me Bashkimin Evropian dhe BERZH-in për rritjen e efiçiencës energjetike", thuhet tutje në njoftimin e Ramës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat