Zv.ministri Shkreli: Mbi 1 mijë familje do të futen në shtëpitë e reja brenda Vitit të Ri

Shqipëria

Zv.ministri Shkreli: Mbi 1 mijë familje do të futen në shtëpitë e reja brenda Vitit të Ri

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 21:55
Artan Shkreli

Emisioni “Open”mbrëmjen e sotme do t’i përkushtohet tërmetit të 26 nëntorit, të vitit që lamë pas, i cili solli 51 të vdekur, 913 të plagosur e mijëra familje pa shtëpi.

Zëvendës ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Artan Shkreli i ftuar në Open tha se mbi një mijë familje do të futen në shtëpitë e reja brenda Vitit të Ri.

“Premtimi nuk ka qenë brenda vitit, premtimi është ndarë në dy pjesë, në banesa individuale brenda vitit dhe më pas pallatet.

Një pjesë e madhe do ta gëzojnë vitin e ri në shtëpitë e reja, ata që kanë pasur shtëpi individuale, numri i shtëpive mbi 1000 mijë familje në shtëpi individuale, një e dhënë e verifikueshme, shtypu që po ndiqen nga Fondi i Zhvillimit, të ndara në 6 paketa, vetëm në Shijak do të përfundojnë 400 banesa, deri tani 270 përfundojnë në muajin nëntor në Shijak, 400 janë deri në fund të vitit. Në nivel projektimi ka filluar me fillimin e vitit me nivelin e buxhetimit pas muajit shkurt. 70 shtëpi janë dorëzuar, janë 40 e ca kantiere në Shqipëri, banesa e pallate të reja.”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat