Propozoi titullin për Surroin/ Shkrimtari: Vendim cinik dhe bizantin

Shqipëria

Propozoi titullin për Surroin/ Shkrimtari: Vendim cinik dhe bizantin

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 19:38
Veton Surroi

Shkrimtari Petrit Palushi, i cili ka propozuar marrjen e titullit 'Qytetar Nderi' i Kukësit për analistin dhe shkrimtarin Veton Surroi, reagoi pas vendimit skandaloz për heqjen e titullit nga autoritetet rilindase në Kukës.

Sipas tij, ky është vendim cinik dhe bizantin. Palushi e quan një skandal institucional.

"Mendimi i dy vetëve që kanë propozuar, nuk është mendimi i kuksianëve sepse kuksianët e dinë mirë se Veton Surroi është Veton Surroi…", shkruan ai.

Palushi poston edhe fjalimin e mbajtur nga Surroi kur mori titullin e nderit.

FJALA E Z. VETON SURROI, NË CEREMONINË E RASTIT:

Nuk jam ndier edhe i nderuar edhe i emocionuar, sa ndihem sot.

Kam marrë shpërblime në botë, por ky shpërblim për mua ka një domethënie të veçantë dhe në një ditë të veçantë. Edhe e mendoja gjatë kohës kur do nisesha për këtu për të marrë këtë shpërblim, gjatë këtij rrugëtimi, i cili është sot i shpejtë dhe, në atë kohë, në ato ditë të të para gjashtëmbëdhjetë vjetësh ka qenë një kalvar.

Në të vërtetë çka është ajo simbolikë që do të mbajmë mend, çka unë dua që ju të mbani mend në këtë ditë.

Asosasioni i parë që më lind është se marr shpërblimin nga Kryetari i Qarkut i quajtur Ibsen dhe nuk ka simbolikë më të madhe se të hysh në letërsi, të thuash ashtu, edhe në Kukës, edhe në këtë ditë, edhe me atë simbolikë, por dua ta vazhdoj sepse Kukësi për ne, për atë anë të kufirit ka qenë kufi. Edhe asosacioni është ai i kufirit.

Petrit Palushi, në “Këpucët e Kaltrinës” ka përshkruar nocionin e kufirit në veprën e tij, në roman, se si nga nga lumi, liqeni, vinin tapa, të cilat shndërroheshin në këpucë. Janë pjesë të tërësisë, të cilat s’mund të komunikojnë pos me tapa, të cilat pastaj mblidhen e shndërrohen në këpucë. Është simbolikë e një ecejakeje të ndërprerë të një vendi.

Kemi natyrisht simbolikën e madhe me 27 mars të 1999-s, në orën 13 e 30 të mesditës, kur kufiri ka domethënien e shpëtimit. Kur kufiri shndërrohet në jetë, kur dallimi mes jetës e vdekjes është momenti i kalimit të kufirit dhe ku në një moment ngrihet vetëdija e një kombi, jo me organizimin e një shteti, jo me funksionimin e organizatave ndërkombëtare, por një qytet i tërë, një komb i tërë i ngritur në këmbë për të shpëtuar pjesën tjetër të kombit. Sepse në orën 13.30 të mesditës nuk mund të organizohej një shtet i tërë për të pranuar aq njerëz sa do hynin në këtë vend. Këtë mund ta bënte vetëm vetëdija e këtij populli, e këtyre njerëzve, të cilët dëshmuan në atë moment se kishin kaluar kufirin e së kaluarës, se kishin kaluar në ardhmëri dhe se ajo ardhmëri do të jetë e përbashkët.

Ky është kufi, i cili ende mban me vete, në kujtesën e njerëzve momentin kur është varë një poet. Në këtë vend, në vitin 1988, një vjet e diçka para se të binte Muri i Berlinit, ky ishte kufiri i barbarisë, moment kur njeriu, i cili do shprehej me lirinë e vet do të varej në mes të qytetit si ndëshkim ndaj mendimit të lirë dhe fjalës së lirë.

Ky është kufi, i cili si çdo kufi tjetër i tregon ato vijat e veta të holla të historisë. Për shembull, te miku ynë Xhevahir Kolgjini, është edhe Xhevahir, edhe Kolë, edhe Gjini. I ka të tre kufinjtë në emrin e tij. E ka tërësinë të integruar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat