Forca Tokësore: Nënoficerët e rinj përfundojnë me sukses Kursin Bazë

Shqipëria

Forca Tokësore: Nënoficerët e rinj përfundojnë me sukses Kursin Bazë

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 09:48
Ceremonia e përfundimit të Kursit Bazë të Nënoficerit në Shkollën e Trupës së Forcës Tokësore.

Në Shkollën e Trupës së Forcës Tokësore është mbajtur ceremonia e përfundimit të Kursit Bazë të Nënoficerit (KBN), të cilin kursantët e kanë përmbyllur pas një periudhe intensive trajnimi.

Lajmi është bërë i ditur nga Forca Tokësore, ku është theksuar se pjesëmarrësit gjatë trajnimit kanë dëshmuar disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm.

“Pas një periudhe intensive trajnimi, kursantët përmbyllën me sukses këtë etapë të rëndësishme, duke dëshmuar disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm në rrugëtimin e tyre drejt përgjegjësive të reja si nënoficerë”, thuhet në njoftimin e Forcës Tokësore.

Përfundimi i këtij kursi shënon një etapë të rëndësishme në karrierën e nënoficerëve të rinj, të cilët tashmë janë në rrugëtimin drejt marrjes së përgjegjësive të reja ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat