Pas një viti del nga qelia i dënuari me 5.8 vite burg për grabitjen në Rinas

Shqipëria

Pas një viti del nga qelia i dënuari me 5.8 vite burg për grabitjen në Rinas

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 12:19
Ilustrim

Përmes një vendimi, Gjykata e Posaçme e Apelit liroi një nga të penduarit e dosjes së grabitjes së blindave me para, në Rinas.

Admir Çerpja, i dënuar me 5 vite e 8 muaj burg në vitin  2019, u la i lirë sot nga gjykata.

Ai u arrestua në vitin 2017 si i përfshirë në grabitjen e blindave ta Rinasit , por përfitoi ulje të dënimit për shkak të ndihmës që dha me dëshminë e tij në zbardhjen e ngjarjeve.

Apeli vendosi për lirimin e tij, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.

Disa ditë me parë fitoi lirinë edhe Dition Memlika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat