Me pankarta në duar, komunistët nderojnë me grusht dhe vendosin lule te “Varrezat e Dëshmorëve”: Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha

Shqipëria

Me pankarta në duar, komunistët nderojnë me grusht dhe vendosin lule te “Varrezat e Dëshmorëve”: Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 14:50
Foto Ilustrim

Në 67-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, sikurse edhe në vitet e mëparshme për të bërë homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” në Tiranë, nuk kanë munguar dashamirësit e ish-diktatorit Enver Hoxha dhe Partisë Komuniste.

Sikurse shihet edhe nga fotot ata mbajnë në duar pankarta ku shkruhet: “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha” dhe “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”.

Në një grup prej më shumë se dhjetë vetash, ata nderuan me grusht dhe vendosën kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve.

Ditën e sotme bërë homazhe të “Varrezat e Dëshmorëve” edhe krerët më të lartë të Shtetit, si Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryebashkiaku Erion Veliaj, ministrja për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropali, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe figura të tjera të njohura.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat