Tentoi të vjedhë marketin, arrestoi i riu në Elbasan, dyshohet edhe për dy raste të tjera

Shqipëria

Tentoi të vjedhë marketin, arrestoi i riu në Elbasan, dyshohet edhe për dy raste të tjera

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:21
Ilustrim

Parandalohet vjedhja në një market në Elbasan. Në pranga ka rënë një 24 vjeçar, i dyshuar edhe për dy vjedhje të tjera.

“I arrestuari është N. L., 24 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka tentuar të vjedhë në një market në pronësi të shtetasit A. K” njofton policia.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është dhe autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera, konkretisht:

-Më datë 26.10.2020 dyshohet se ka vjedhur një kompjuter, një printer dhe disa dokumente në zyrën e shtetasit Xh. D.

-Më datë 24.11.2020, në Elbasan dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit G. L.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat