Gati drafti për kodin e ri penal, ulet dënimi për vrasjet për gjakmarrje, prostitucioni nuk është më vepër penale

Shqipëria

Gati drafti për kodin e ri penal, ulet dënimi për vrasjet për gjakmarrje, prostitucioni nuk është më vepër penale

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 11:36
Ilustrim

Drejt fundit drafti për kodin e ri penal, me propozues Ministrinë e Drejtësisë. Në draft janë  rishikuar veprat për drograt. Klasifikohet konsumi, kuktivimi, trafikimi.

Deri më 10 gram kanabis nuk do të konsiderohet krim dhe nuk do të ketë asnjë masë. Ndërkohë për krimet e korrupsionit dhe aktivitetet kriminale ekonomike, parashikohen edhe konfiskime pasurie.

Nga ana tjetër, vrasja për gjakmarrje e cila sot dënohet nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm parashikohet të bëhet 25 vite deri në burgim të përjetshëm.

Për ndërtimin pa leje në tokën tënde për efekt strehimi nuk do të ketë dënim e as arrestim por vetëm gjobë.

Ky kod i ri fut risinë edhe tek prostitucioni ku ushtrimi nuk do të konsiderohet më vepër penale por kundravajtje pa leje.

Krimet seksuale dhe aktiviteti për pornografinë do ketë rritje dënimi. Ky draft është duke marrë ‘ok’ e fundit nga grupi i punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat