Policia vret një person: Nuk ndaloi, u duk se na drejtoi një armë!

Shqipëria

Policia vret një person: Nuk ndaloi, u duk se na drejtoi një armë!

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 07:40
Ilustrim

Policia e Shtetit ka vrarë një person pas mesnate, kur kishte hyrë datë 8 dhjetor, në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

Viktima është një 25-vjeçar me iniciale K.R që fillimisht u plagos nga oficerët por më pas humbi jetën në spital.

Rrethanat e vrasjes së tij janë bërë objekt hetimi, pasi viktima është qëlluar nga policët sepse atyre iu është dukur sikur iu drejtoi një armë zjarri.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet:

"Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të forte, në dukje armë zjarri.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.

Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.

Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat