Ish-deputeti Asllan Dogjani: Vrasja e 25-vjeçarit është vrasje shtetërore

Shqipëria

Ish-deputeti Asllan Dogjani: Vrasja e 25-vjeçarit është vrasje shtetërore

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:05
Asllan Dogjani

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka çuar në reagim të fortë qytetar, dhe kjo situatë u shoqërua me përplasje midis Policisë dhe protestuesve tek Ministria e Brendshëm dhe më pas para godinës së kryeministrisë. Ish-deputeti Asllan Dogjani në studion e “Ilva Now” e konsideroi vrasjen e të riut si “vrasje shtetërore”.

Protestën e shoqërisë civile z. Dogjani e konsideroi të ligjshme, ndërsa shtoi se tubimi i të rinjve ndezi shpresën për Shqipërinë.

“Për mua është protesta e ligjshme, të cilën e mbështes. Është një shpresë dhe një dritë jeshile për Shqipërinë, sepse ka zëra se Shqipëria nuk behët. Kjo protestë na jep një dritë jeshile për vendin tonë. Kjo protestë tregoi se rinia u çua dhe protestoi për vrasjen e 25-vjeçarit. Po të mos ishte koha e pandemisë, sot çdo qytetar duhet të dilte të protestonte atje. Për mua është një vrasje me dashje. Duhet çmontuar një mekanizëm se si kemi arrit që këta policë përdorin armën në këtë mënyrë. Ko është një vrasje shtetërore, sepse polici është i shtetit”, tha ai.

Gjatë protestës pati përplasje mes protestueseve dhe Policisë, ndërsa u hodh spraj për të zmbrapsjen e reagimeve agresive të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat