U prezantua si motra e Klodianit në protestë, babai: Nuk është vajza ime, mos inskenoni

Shqipëria

U prezantua si motra e Klodianit në protestë, babai: Nuk është vajza ime, mos inskenoni

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 00:59
Bora, Klodian Rasha

Një vajzë me emrin Bora e cila ishte pjesëmarrëse në protestën e qytetarëve para kryeministrisë u hoq se ishte e motra e 25 vjeçarit të vrarë nga efektivi i policisë, Klodian Rasha.

Por kjo u përgënjeshtrua nga babai i 25 vjeçarit disa orë më pas.

“Shteti të bëjë detyrën që i takon. Jemi popull, kërkojmë drejtësi. Kërkojmë që të gjejmë shpresën tek ligji, tek rregulli. Si djali im jeni edhe ju të gjithë. Ndoshta prindërit e dinë më mirë peshën time. Unë nuk i shërbej asnjë politike por vetëm familjes time. Tek familja jam i detyruar të flas për hir të djalit tim që sot e varrosa. Vlerësoni, gjykojeni, shteti të bëjë punën e vet, të japë drejtësinë. Fajtori të shkojë atje ku e meriton. Ajo vajza që u hoq si motra e Klodit nuk është vajza ime. Inskenime mos bëni se kam peshën e barrës së madhe nuk dua më” 

Si u hoq Bora si motra e Klodianit
Bora Rasha tha se është kthyer nga Italia vetëm për ngjarjen, ndërkohë që ka shtuar se familjarët kërkojnë vetëm të drejtën e vëllait të saj.

E motra e Klodian Rashës mbante në dorë edhe flamurin shqiptar, që ajo tregon se është simbolikë e gjakut të derdhur të 25 vjeçarit.

“Kam qenë në Itali, dhe jam nisur për ngjarjen. Familja ime kërkon të drejtën, për çfarë është vrarë vëllai im. Vëllai e blinte paketën rreth 20 minuta në këmbë. Probleme nuk ka patur, ai ka qenë djalë i mirë, i rregullt. Ishte i fejuar dhe sivjet prisnim ta martoni. E takova para gjashtë muajsh. Kur erdha nuk e takova të gjallë, e takova në arkivol. Dua të drejtën e vëllait tim. S’ka patur faj fare, për çfarë e kanë qëlluar. Duhet të qëllonin në ajër, jo në zemër. Flamurin e mbaj për gjakun e vëllait që është derdhur”, ka thënë ajo.

Sakaq protesta ka dalë nga kontrolli, ku protestuesit thyen xhamat e Ministrisë së Brendshme dhe njëkohësisht qëlluan godinën e Kryeministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat