Në kërkim nga policia, Stresi sfidon sërish: Sot si dje, aty, deri në dorëheqje ose…

Shqipëria

Në kërkim nga policia, Stresi sfidon sërish: Sot si dje, aty, deri në dorëheqje ose…

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:47
Stresi

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është shpallur në kërkim nga policia prej mbrëmjes së djeshme për protestën ku mori pjesë, por kjo nuk e ka penguar që të sfidojë disa herë sot uniformat blu. 

Pas një mesazhi paradite në rrjetet sociale, pasditen e sotme, disa minuta përpara orës 18:00 kur është njoftuar tubimi i radhës, Stresi përmes rrjeteve sociale shkruan “Sot si dje ne Oren 18:00 deri sa dikush te jap dorheqje ose …! aty JEMI dhe sonte #UnJamklodiani”.

Sakaq, uniformat blu njoftuan se mbi këngëtarin rëndojnë akuzat për veprat penale “organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “kundershtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “prishje e qetesise publike” “shkaterrim i pronës me zjarr” dhe ”mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat