Nga sheshi drejt Kryeministrisë! Protestuesit nisin marshimin

Shqipëria

Nga sheshi drejt Kryeministrisë! Protestuesit nisin marshimin

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 18:52
Foto

Tashmë nga sheshi Skënderbej, protestuesit me pankarta në duar po i drejtohen Kryeministrisë.

Mes tyre është dhe Genc Sejko, i cili pasti dhe një debat me një nga efektivët i cili i kërkoi të shpërndaheshin.

Debati

Sejko: Nëse jeni në shërbim shërbejini njerëzve pra
polici: Grumbullimet nuk lejohet më shumë se 10 veta
Sejko: kjo është një e drejtë e qytetarëve
Polici: Po të flas me qytetari
Sejko: Nuk largohemi ne. A folëm për dhunë, ja kjo është policia, ne kemi dalë e po rrimë. ai thotë shpërndahuni. Nuk po provokon njeri!

Sejko ndërkohë përsëriti kërkesat e qytetarëve mes tyre edhe për largimin e Ardi Veliut nga Policia e Shtetit.

Protestuesit thonë se Veliu është munduar të mbulojë provat për vrasjen e të riut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat