“7 vjet shokë shkolle”, Maliqi këshillë Ardi Veliut: Moralisht je i rënë, dorëhiqu!

Shqipëria

“7 vjet shokë shkolle”, Maliqi këshillë Ardi Veliut: Moralisht je i rënë, dorëhiqu!

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 21:09
Lefter Maliqi

Gjatë intervistës së tij për RTV Ora dhe gazetaren Beti Njuma, deputeti Lefter Maliqi ka dhënë për herë të parë detaje mbi marrëdhënien e tij personale me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Teksa po komentonte vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe protestat qytetare që kërkojnë dorëheqjen e Veiut, Maliqi kishte një këshillë për këtë të fundit.

Sipas Maliqit, të dy kishin qenë shokë klase për 7 vjet, ndërsa më pas e ka patur vartësin e tij teksa drejtonte komisariatin e Tepelenës.

Lefter Maliqi: “Unë jam që drejtuesit në Policinë e Shtetit nuk duhet të jenë ekstremist militant. Ti them Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shokut tim që 14 vjeç. Ka qenë 7 vjet në një klasë dhe ka qenë edhe vartësi im në Tepelenë duke qenë shef poste në Memaliaj dhe unë shef në Tepelenë, moralisht është i rënë dhe duhet të japë dorëheqjen. Le të vazhdojë karrierën e tij në segmente të tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat