“Najada Çomo dhe Tritan Kalo do i vënë dinamitin”/ Rama lajmëron shembjen e godinës së Infektivit

Shqipëria

“Najada Çomo dhe Tritan Kalo do i vënë dinamitin”/ Rama lajmëron shembjen e godinës së Infektivit

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 13:55
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në spitalin Infektiv, ku u dhuroi luleve mjekëve që janë në frontin e luftës me Covid-19. Nga Infektivi, Rama bëri të ditur se kjo godinë do të shembet vitin tjetër për t’i lënë vendin të resë.

“Mesa duket kjo godina do e mbyllë në mënyrë të lavdishme, se pas kësaj lufte do bëhet godina e re”, tha kryeministri Rama.

Ndërsa, ministrja Ogerta Manastirliu theksoi: “Me miratimin e kredisë së BB tashmë Infektivi është përfshirë në planin tonë për tu rindërtuar me standardet më të mira. Kështu, vitin tjetër, duke shpresuar që pandemia të mos ketë këtë kurbën e madhe e mos ketë këtë përballje me infeksionet e rritura e vaksina do lehtësojë, por kjo s’do të thotë që s’do e kemi armikun e padukshëm prezent deri sa të kthehemi në normalitet që të gjithë presim”.

Shefi i qeverisë bëri dhe batuta kur tha se do jenë dy profesorët e Infektivit, Najada Çomo dhe Tritan Kalo qe do i vënë dinamitin godinës.

“Mbyllja e luftës do jetë me ceremoni, profesoresha me profesorin me sustat në dorë për t’i vënë dinamitin kësaj e për të filluar ndërtimin që është një nga pjesëve të fundit të gjithë rindërtimit të QSUT“, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat