Kishin ndaluar makinën te toka e tij, 27 vjeçari ‘zë mat’ çiftin e të rinjve

Shqipëria

Kishin ndaluar makinën te toka e tij, 27 vjeçari ‘zë mat’ çiftin e të rinjve

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 27 vjeçar është arrestuar nga Policia në Lushnjë pasi ka kërcënuar me thikë dhe i ka grabitur çantën një çifti. I riu quhet Fabjol Dedej.

Çifti i të rinjve ka denoncuar në Polici rastin dhe menjëherë strukturat vendore në Lushnjë janë vënë në lëvizje dhe kanë arrestuar Dedejin. Ndërkohë, ky i fundit ka deklaruar në Polici se ka qenë duke shkuar në tokën e tij, në fshatin Dushk, dhe aty ka parë një automjet të ndaluar me dy persona.

Fabjol Dedej ka parë se brenda mjetit ishin një çift të rinjsh dhe ka debatuar me ta. Nën kërcënimin e thikës ai iu ka marrë sendet personale dhe u ka kërkuar të largohen nga toka e tij.

Të rinjtë kanë njoftuar Policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje dhe aty ka gjetur 27 vjeçarin, pranë tokave të tij, dhe e ka arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat