“S’kam pirë kurrë duhan”, rrëfimi i deputetit që pa vdekjen me sy!

Shqipëria

“S’kam pirë kurrë duhan”, rrëfimi i deputetit që pa vdekjen me sy!

Më: 7 janar 2021 Në ora: 09:46
Andi Përmeti

Deputeti Andi Përmeti ka rrëfyer betejën e vështirë me Covid 19, pas një periudhe më shumë se dy mujore qëndrimi për trajtim të Turqi.

Përmetit i janë dashur plot 71 ditë të rikuperohet nga pasojat që i la sëmundja. Ai u shpreh se gjendja e tij është përkeqësuar , ndonëse nuk ka pirë asnjëherë duhan dhe nuk ka pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Kam qenë në qershor i prekur me Covid. Ky është infektimi i dytë. Hera e parë, ka qenë në shtëpi dhe me rekomandimin e mjekëve. Herën e dytë kanë qenë 71 ditë. 21 ditë kam qëndruar vetëm në reanimacion. Nuk jam as duhanpirës. Nuk kam pirë asnjëherë duhan, – tregon ai për "Abc news". –

Nuk kam as sëmundje bashkëshoqëruese. Kam qenë me 90% mushkëri të bllokuara. Kur dola nga reanimacioni u negativizova. Por duhet të qëndroja akoma, pasi kisha nevojë për trajtim për rikuperimin e mushkërive. Në reanimacion nuk lejohej njeri tjetër, përveç bashkëshortes time”, tha Përmeti.

Përmeti u shpreh se ajo që e ka ndihmuar në gjendjen morale, ka qenë edhe fakti që nuk e dinte gjendjen e tij, pasi bashkëshortja i ka thënë se ka vetëm 40% të mushkërive të prekura.

Ai rrëfeu ditët e para të shtrimit në spital, ku ka qëndruar edhe 24 orë pa gjumë për shkak të ankthit.

“Bashkëshortja më ka thënë disa gënjeshtra të bardha. Më ka thënë që kam 40% të mushkërive të prekura dhe kjo më ka ndihmuar moralisht. Kam qenë gjithë kohën i vetëdijshëm. Madje ditët e para kam qëndruar 24 orë pa gjumë. Qoftë për shkak të ankthit. Vetëm zhurma e pajisjes është një tmerr më vete, – thotë deputeti i opozitës parlamentare. – Fat i mirë që gjendjen time të rëndë e mësova kur isha duke dalë nga spitali. Unë nuk i besoj teoritë konspirative. Më e rëndësishme në jetë është shëndeti. Unë jam ndjerë mirë pasi u bëra mirë dhe mora telefonin në dorë, se shumë njerëz ishin interesuar për mua. Kjo më bëri të ndihem mirë”, deklaroi Përmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat