Moti i keq në Korçë/ Normalizohet situata në fushën e Maliqit, fryhet Devolli

Shqipëria

Moti i keq në Korçë/ Normalizohet situata në fushën e Maliqit, fryhet Devolli

Më: 11 janar 2021 Në ora: 09:19
Korçë

Sipas informacioneve të marra nga strukturat përgjegjëse të E. C pranë bashkive dhe institucioneve vendore në territorin e Qarkut Korçë nga shirat e rëna gjatë natës nuk ka patur probleme.

Në fushën e Maliqit situata është normale, në lumin e Devollit janë rritur prurjet po pa krijuar probleme.

Në akset rrugore nacionale dhe rurale, qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.

Disa probleme janë krijuar në furnizimin me energji elektrike në disa zona: Si në fiderin e Mollasit dhe në fiderin e Leskovikut, Bashkia Kolonjë.

Ne fiderin e Vithkuqit, dega që furnizon pjesën e Lekasit, në fiderin e Lozhanit po ashtu.

Nga OSHEE njoftohet se po punohet për riparimin e defekteve.

Aktualisht reshjet e shiut janë ndërprerë, por autoritetet vijojnë të mbajnë në monitorim situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat