Departamenti Amerikan i Mbrojtjes vlerësime për Olta Xhaçkën: Kontribut shembullor për mbrojtjen

Shqipëria

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes vlerësime për Olta Xhaçkën: Kontribut shembullor për mbrojtjen

Më: 12 janar 2021 Në ora: 20:19
Laura Cooper dhe Olta Xhaçka

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka vlerësuar ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçkën.

Ndihmës sekretarja amerikane për mbrojtjen, Laura Cooper, në një letër drejtuar ministres Xhaçka, nënvizon progresin në modernizimin e Forcave të Armatosura gjatë drejtimit të saj në Ministrinë e Mbrojtjes.

“E nderuar Ministre. Në emër të Departamentit të Mbrojtjes së Shtetit Amerikan, ne e vlerësojmë thellësisht mbështetjen tuaj të palëkundur për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes SHBA-së dhe Shqipërisë për më shumë se tre vjet si ministre e Mbrojtjes”, shkruan Cooper.

“Drejtimi juaj ka bërë të mundur progresin në modernizim të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ju keni drejtuar me aftësi institucionin tuaj përmes sfidave të papritura nga tërmeti deri tek COVID-19 ndërsa keni shërbyer si një udhëheqës në rajon përmes drejtimit të Kartës së Adriatikut Shqipëri – SHBA”, thekson ajo.

“Ne vlerësojmë thellësisht angazhimin tuaj të qëndrueshëm dhe shembullor për të avancuar shërbimin e Forcave të Armatosura Shqiptare krah për krah me SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s në operacionet bashkëpunuese të tilla si Mbështetja e Rezolutës në Misionin e Afganistanit”, nënvizon Cooper.

“Departamenti i Mbrojtjes së Shtetit Amerikan ju uron sa më shumë suksese në detyrën e re. Ne vlerësojmë thellësisht angazhimin tuaj të qëndrueshëm dhe shembullor për të avancuar shërbimin e Forcave të Armatosura Shqiptare krah për krah me SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s në operacionet bashkëpunuese të tilla si Mbështetja e Rezolutës në Misionin e Afganistanit”, shkruan Cooper në letrën e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat